Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për Edi Ramën dhe pushtetin e tij, i cili sot është thuajse absolut në Shqipëri. about:blank
Fevziu tha se qëndrimi kaq i gjatë i një lideri në krye të vendit, nuk është pozitiv dhe se rrotacion i bën mirë demokracisë.
Moderatori tregoi edhe një episod me Ramën, për herën e parë që i ka vajtur në emisionin “Opinion”. Fevziu tha se Rama ishte paraqitur 3 orë para intervistës, dhe me një hekur në dorë, drejtonte ndriçimin nga vetja.
Rakipi: Sot Rama i ka marrë të gjitha. Nëse një person që nuk e njeh Shqipërinë, të kërkon të përshkruash pushtetin e Edi ramës. Si e përshkruan ti?
Fevziu: Edi Rama është i pakërcënuar për momentin. Kjo është më e madhja në politikë, nuk ka njerëz të pakërcënuar. Nuk ka gjë më të tmerrshme, se kur njeriu më i pushtetshëm i vendit të mos ndihet i kërcënuar nga asgjë. Është sa përgjegjësi e opozitës, ndërkombëtarëve, partisë së vet, etj.
Rakipi: Edhe doktori u përpoq ti merrte të gjitha por nuk mundi. Mirëpo Edi Rama kërkon të marrë edhe opozitën, ta ndërtojë edhe atë dhe ta ketë nën kontroll. Luli Bashën përshembull, me të cilin do të votojë ligjet.
Fevziu: Nuk është çudi.about:blank
Në pjesën më të madhe të të djathtës, përgjegjësinë nuk mund ta shohin te Rama për ngjarjet te opozita. Nëse Rama u ka marrë liderin që kishin për tetë vite, është përgjegjësi e opozitës.
Nëse PD do të kishte standard demokratik, nuk do të votonte sërish Bashën.about:blank
Unë kam thënë, që opozita duhet të ishte kontrast i plotë me qeverisjen. Nëse Rama nuk bën zgjedhje në parti dhe nuk ikën, kryetari i PD duhet të largohej.
Rakipi: Të mbetemi te Rama, sepse do të flasim edhe për opozitën. Jemi në mandatin e tretë, mendohet se do fitojë sërish Rama dhe do të mbretërojë ai. Si e sheh ti Ramën, i ka bërë mirë apo keq Shqipërisë?about:blank
Fevziu: Ndejtja gjatë në pushtet, e kalcifikon një lider. Ndryshimi dhe rrotacioni i bën mirë një vendi.
Këtu komplikohet me faktin që tjetrin duhet ta mundësh me zgjedhje. Justifikimi që nuk ka zgjedhje, sepse ai nuk lë zgjedhje nuk ka kuptim.
Rama e ka shteruar pjesën kryesore të asaj që mund të jepte. PËr momentin nuk ka shumë nerva të merret me administrimin e vendit, merret më shumë me politikën e jashtme. Brenda merret me shumë më turizmin, që nuk jam kundër.
Por nuk e di a kë më çfarë jep Rama.
Unë e kam bindje, që zgjatja në pushtet nuk është lajm i mirë për askënd.
Rama: Por, është mjeshtër i madh, e tregojnë të tillë edhe për lobimet.
Fevziu: Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në syn ë momentin e parë.
Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndricimin nga vetja…