
Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtari shqiptar, Blero Muharremi.
Ai ka folur ashpër në një postim në InstaStory, duke bërë të ditur se është tepruar e gjithë kjo situatë.

“‘Days of Our Lives’, është një telenovelë amerikane shumë e famshme që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot. Është ndër serialet më të gjata televizive në historinë e Amerikës dhe në botë. Ka mbi 14.800 episode”, ka thënë ai.
Tutje në shkrim theksoi: “Marre, s’po ju vjen turp”.
Në ndërkohë, në seancë në këtë ditë ishin të pranishëm 90 deputetë. Nga ta, për krijimin e komisionit për votim të fshehtë 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.