JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosja e efektivit/ Blindohet Tirana, policia ofron 20 mijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion me qëllim kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të Shqiponjave, Edlir Alleshi.

Në një njoftim zyrtar, policia i bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi personi është ende i armatosur.

“Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë”, thuhet ne njoftim.

U plagos me armë zjarri sot në Tiranë, ministri Balla viziton në spital efektivin e ‘Shqiponjave’
“I dashur Fra! Shpresoj të të ketë lëshuar dhimbja e veshit”/ Udhëtimet e ish-ministrit Beqaj me biznesmenin e Sterilizimit, zbardhen detaje, ja si u vendos koncesioni
Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan në New York, zbardhen detaje nga biseda
Tiranë/Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Scroll to Top