Bllokohon 1000 banorë/ Moti i keq dëmton rrugët në Dibër

Editor
1 Min Read

Moti i keq me reshje të dendura vijon të krijojë probleme në veri të vendit.

Mësohet se reshjet e dendura që kanë rënë gjatë natës, kanë dëmtuar rrugën Selisht në bashkinë e Dibrës. Po ashtu, një tjetër rrugë është dëmtuar në fshatin Qafë-Murrë dhe si pasojë kanë ngelur të izoluar rreth 1000 banorë. Rruga është dëmtuar me një gjatësi rreth 30m, dhe është bërë e pakalueshme për lëvizjen e automjeteve. Banorët kanë njoftuar bashkinë, e cila pritet të ndërhyjë për hapjen e saj me fadromë.

Prej disa ditësh tashmë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura bore dhe shiu, që kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, në disa zona ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *