Në 24 orët e fundit shumë vende të kontinentit të vjetër janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia “Ciaran” po përparon në rajone të ndryshme, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”.about:blank
Në total, gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë, sipas raporteve të policisë.
Erërat në shumë zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës po fryjnë rreth 200 km ndërsa shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze në rrjetin hekurudhor dhe ajror rrugor.
Stuhia Ciaran trokiti fillimisht në Itali duke shkaktuar dëme të rënda materiale dhe më pas goditi pjesë të Britanisë dhe Francës. Në Paris përurimi i Kullës Eifel nuk u bë sot, siç ishte planifikuar.
Në faqen e saj zyrtare thuhet: “Përurimi i monumentit është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Para se të udhëtoni, ju lutemi konsultohuni me faqen e internetit. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar.”