JiL.al - Jeto i Lumtur

Bora apo Efi? Ndjekësit habiten me foton që po bëhet virale në rrjet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bora Zemani dhe Efi Dhedhes kanë një ngjashmëri të frikshme fizike me njëra-tjetrën.

Që në momentin e parë që u bë pjesë e “Për’puthen”, Efi është krahasuar me moderatoren e këtij emisioni.

Së fundmi ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka ndarë një foto në Instagramin e saj, ku me shikim të parë zor se e dallon nëse është ajo apo Bora. Me kapele, syze dhe flokët e zeza, Efi duket identike Bora  Zemani. 

Edhe v etë Efi më herët në lidhje me këtë është shprehur se ndjehet e lumtur që e krahasojnë me një femër të bukur si Bora Zemani.

Efi Dhedhes do të zëvendësojë Bora Zemanin në “Për’puthen”. Ky ishte lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Ky “thashethem” rrodhi nga ambientet e Top-Channel, mirëpo një reagim nga palët e përfshira mungonte.

Disa ditë më parë në një intervistë Bora Zemani është pyetur në lidhje me këtë çështje, ku as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora Zemani.

Scroll to Top