JiL.al - Jeto i Lumtur

“Bosët” e inceneratorëve shpallen fajtor për herë të dytë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Krerët e inceneratorëve janë dënuar sot për herë të dytë dhe sërish në arrati.

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 6.8 vite burg; Mirel Mërtiri u dënua me 6.8 vite burg dhe Stela Gugallia dënohet me 4.8 vite burg.

Por ky është dënimi i dytë për Klodian Zoton. Ai pak ditë më parë u dënua me 8 vite burg për inceneratorin e Fierit. Ai shijon ende lirinë dhe policia me SPAK nuk po arrijnë ta arrestojnë.

Scroll to Top