Olsi Rama, vëlla i kryeministrit, me nënshtetësi amerikane, është ndër bosët e famshëm të Ballkanit.
Kjo duhet të jetë pengesa që SPAK-u nuk ja bllokon pasuritë.
Edhe ato 200 milion dollarët që OSBE i kishte zbuluar një dekadë më parë, vazhdojnë të fshihen nga organet e drejtësisë e nuk dihet as sa janë shtuar, as ku ndodhen.
Ajo që dinë fshatarët, por jo opozita, ambasada amerikane dhe SPAK-u, është se të mos ishte vëlla kryeministri, do ishte ende refugjat në Amerikë dhe jo Sheik në Shqipëri, ajo që dimë ne, është edhe më e thjeshtë…
U bë i pasur me të vjedhur dhe pasuritë i shpërndan sa në Kinë, Rusi, Izrael, Amerikë e Parajsat Fiskale.about:blank
Jo vetëm Olsi që e kemi Mbretin e lojrave të Fatit, është me fat.
Thuajse tërë kriminelët i kanë lindur fëmijët në Amerikë dhe ashtu kanë gjetur formulën të fshehin edhe pasuritë.about:blank
Olsi pa Edin do ishte si hallexhinjtë, Edi pa McGonigalët, do ishte si burgaxhinjtë.
Drejtpeshimi ynë dhe keq peshkimi i tyre, janë qasja më perfektë e rehatisë nën tendën me ngjyra të tepruara, që vret sytë e realitetit.about:blank
Burimet e pasurive janë këtu, shkarkesat janë atje, drejtësia kërkohet këtyre anëve, fshehja e skandaleve andej ku asnjë pyetje nuk merr përgjigje.
Po ku na ngrohin ne përgjigjet e patronazhistëve të Bablokut?about:blank
Dosja McGonigal ka lidhje gjenetike me Olsi Ramën.
Elitat e Mafies, janë të dënuara të vazhdojnë të grumbullojnë ende pasuritë, të lobojnë për të evituar vështirësitë, të rigjenerojnë përmes mjegullnajave energjitë.
Edhe energjitë e non-gratave po rriten.
Niveli i intrigave dhe votave, thellësia e rrënjëve dhe enigmave, janë sa të larta mbi kokën tonë, aq të ngulura në tokën tonë.
Lidhja e gojës së gazetarëve dhe ndërlidhja e interesave të zagarëve, na ngarkon sot me detyrën e shenjtë, që në emër të shqiptarëve të vjedhur prej 32 vitesh të pyesim; a ka informacion Ambasada Amerikane ku janë këta 4 Klanet Mafioze dhe vëllai i kryeministrit ku i fsheh thesaret që do të ishin ëndrra edhe për Sheikët?!
Gjithsesi, ne do të flasim, ata le të heshtin.
Pa karikuar bateritë republikanët në Shtëpinë e Bardhë, çdo fshatar e di se pyetja nuk mund të marrë përgjigje, pasi, Bosi i Ballkanit ka nënshtetësi shqiptaro-amerikane e SPAK-u s’ka leje ta hetojë!