Bota po ‘digjet’ nga temperaturat ekstreme, shirat bëjnë kërdinë në këtë vend, raportohet për 15 të vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën 15 persona raportohen të vdekur dhe 4 të tjerë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Kinë. Në jugperëndim të vendit në Chongqing, përrenjtë sezonalë goditën zonat malore, pas shirave të rrëmbyeshëm që nga e hëna.

Përmbytjet prekën jetën e 130,000 njerëzve në 19 rrethe dhe qarqe dhe u dëmtuan mbi 7,500 hektarë të mbjella. Të mërkurën filluan të pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.

Vetëm në provincën jugperëndimore Sichuan, më shumë se 85,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë.

Përmbytjet sezonale godasin çdo vit pjesë të mëdha të Kinës, veçanërisht në jugun gjysmë tropikal, megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar situatat më të këqija në 50 vjet.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Kinës, përfshirë Pekinin, po përballet me valët e të nxehtit që mbërritën më herët dhe që kanë zgjatur për më shumë ditë rresht në disa dekada.

Temperaturat në kryeqytet parashikohet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *