Bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, shkencëtarët

Jil
Jil
1 Min Read

Ndërsa territore të gjera të tre kontinenteve “piqen” nga temperaturat e larta dhe oqeanet nxehen në nivele të paprecedentë, shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës raportojnë se korriku i 2023-shit është deri më tani muaj më i nxeht në historinë e planetit.about:blank

Nxehtësia në korrik ka qenë aq ekstreme saqë është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme“, thanë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike në një raport të botuar sot, 4 ditë para përfundimit të muajit.

Ne sapo kemi jetuar periudhën më të nxehtë tre-javore të regjistruar në më shumë se njëqind mijë vjet.

Zakonisht këto rekorde, të cilat gjurmojnë temperaturën mesatare të ajrit në të gjithë botën, thyhen me të qindtat e një shkalle. Por temperatura për 23 ditët e para të korrikut ishte mesatarisht 16.95 gradë Celsius, më shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 16.63 gradë Celsius të vendosur në korrik 2019, theksoi raporti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *