JiL.al - Jeto i Lumtur

Bota “pushtohet” nga temperaturat e larta, spitalet tejmbushen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave në korrik, qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht.about:blank

Mjekët në Finiks thonë se ky ka qënë viti më i vështirë për spitalet e mbushura me pacientë të shtruar nga sëmundje që lidhen me temperaturat e larta.

Betoni në rrugë regjistroi 66°C, trupat e punëtorëve në natyrë arritën në 41°C dhe njerëzit e pastrehë, të rrethuar nga sipërfaqe të nxehta deri në 62°C.

Punonjësit shëndetësorë thonë se spitalet janë mbushur me pacientë që vuajnë nga goditja e nxehtësisë, ndonjëherë kërcënuese për jetën.

“Është një kohë shumë, shumë shqetësuese. Ne nuk kemi qenë kaq të zënë me këtë numër pacientësh që janë kaq të sëmurë që nga pandemia COVID”, thotë mjeku Frank LoVecchio në spitalin ‘Valleywise Health’ në Finiks.about:blank

Për të ulur sa më shpjet që të jetë e mundur temperaturat e tyre, pacientët futen në një shtresë akulli të përzier me ujë.

“Gjëja që ul temperaturën më shpejt është akulli i përzier me ujë. Kjo nuk është për të gjithë, është për pacientët që vijnë me temperatura super të larta dhe zakonisht pa ndjenja”,-thotë mjeku Frank LoVecchio.

Scroll to Top