Braçe nuk ja përton Greqisë: Po përdorni Himarën

Jil
Jil
4 Min Read

Çështja “Beleri” ka trazuar prej kohësh politikën dhe marrëdhëniet diplomatike me Greqinë. Protestat në Himarë për lirimin e Fredi Belerit bënë jehonë të madhe në shtetin fqinj. Për këtë arsye deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mendimin e tij për këtë çëshje.

Braçe shkruan se në Himarë po bëhet fushatë me të sikur të jetë Greqi dhe thekson se nuk ka asgjë evropiane në veprimin e zyrtarëve grekë që protestuan për Belerin.

Sipas tij Himara është përdorur për fushatën e Mitsotakis në muajt e kaluar dhe tani po përdoret për fushatë nga kryebashkiakët e tij.  Ndër të tjerash deputeti shton se nuk ka asgjë evropiane në këtë mes, por është e gjitha greke, për pushtetarët grekë.

NE #HIMARE???????? E ME TE,
KA FUSHATE TE GJATE ELEKTORALE
PER ZGJEDHJET GREKE!
Kjo duhet ndalur;
Bejne fushate me Himaren e ne Himare sikur te jete Greqi;
NE FAKT ESHTE #SHQIPERI????????
Nuk ka asgje EVROPIANE ne kete-kercenimet me EVROPE e ne emer te saj, jo e jo!
Te ishte evropiane, do ishte doemos ndryshe, pushtetaret greke vec mitingjeve do merrnin edhe pyetje, do jepnin edhe pergjigje; fjala bie:
Perse kur arrestojne keta greke per blerje votash-po per 100 EVRO per vote, ky akt eshte i ligjshem e kur e ben DREJTESIA E RE ne Shqiperi-po per kaq para, eshte PENGMARRJE?
Perse kur keta greke e nxjerrin jashte ligji AGIMIN E ARTE si organizate fashiste, ky eshte akt legjitim dhe, perse Shqiperia duhet ti pranoje anetaret e tij si luftetare per demokraci?
Perse kur keta greke arrestojne Fredi Belerin jane legjitime-ne funksion te hetimit te nje ngjarje kriminale, te pergjakshme, sulm me arme nga territori grek ne ate shqiptar, ne makine me kriminelin ANASTASOULIS Georgios, me arme gjithashtu, kurse kur e arreston po te njejtin Fredi Beleri DREJTESIA E RE ne Shqiperi, eshte politike?
Me tej akoma;
Perse kur keta greke nuk i pergjigjen LETER POROSIVE te Drejtesise shqiptare per hetimet rreth ketij krimi jane evropiane, kurse Drejtesia e Re ne Shqiperi duhet te nxjerre nga burgu e liroje nga akuzat e mbeshtetura nga prova, se keshtu duan keta greke?
Perse INTERPOLI i pergjigjet autoriteteve te drejtesise ne Shqiperi e keta greke jo, tamam per kete Fredi Belerin e hetimet rreth tij?
E kuptoni qe ska asgje evropiane ne kete mes, por eshte e gjitha greke, me standard qe eshte i tille sic duan ne fushate elektorale keta pushtetare greke?
Patjeter qe fqinjin na i ka dhene zoti e fqinjesia e mire eshte detyrim, por detyrim i perbashket ama;
FUSHATA ELEKTORALE GREKE-NJEHERE PER PUSHTETIN E FITUAR TASHME TE MICOTAQIS, TANI PER KANDIDATET E TIJ NEPER BASHKI, NUK KA PSE PRISH KETE FQINJESI!
Nese flasim per standard pastaj, DEKRIMINALIZIMI ESHTE I TILLE, por jo fakultativ se keshtu do fushata elektorale greke e ku Fredi Beleri eshte flamuri i grisur!
VO: imagjinoni kryetaret e bashkive Tirane e Tepelene, ne fushate ne Janine, do mblidhnin me shume njerez se keta ne Spille

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *