Shkëputet kavo e ashensorit në Gjakovë, brenda tij një

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjakovë ku nga shkëputja e kavos së një ashensori kanë mbetur të plagosur 2 persona. Mësohet se dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tregoi se në ashensor kanë qenë një çift me dy fëmijë. Zëdhënësi njoftoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës. Prindërit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë e fëmijët kanë shpëtuar pa lëndi


“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.

Mjeku i Spitalit “Isa Grezda”, Arben Veseli u shpreh se pacientja ka pësuar thyerje në gju dhe i është nënshtruar një operacioni. Ndërsa, për pacientin tjetër mjeku tha se pritet që sot t’i nënshtrohet operacionit, pasi s’ka thyerje të dy nyjet e poshtme të këmbëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *