Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia tha sot se 80 persona që ishin punësuar pranë një ferme kanabisi në zonën e Beratit u ndaluan këtë të entje.
Aksioni u zhvillua nga drejtora e përgjithshme e policisë pas infomracioneve të sigurara në rrugë operative.
Ferma siç shihet edhe nga pamjet ishte ndërtuar në këto sera në periferi të fshatit Drenovicë, ndërsa rrethohej nga parcela të mbjella me misër.
Këto ne foto, janë momentet e para kur punonjësit, shumica e të cilëve gra, kapen nga agjentët.
Punëtorët, pjesa më e madhe nga Fushë Kruja ishin shpërngulur në Berat dhe jetonin brenda ambienteve të serave me qëllim që të mos zbuloheshin.
Vizion Plus publikoi pamje ku shihen rrobat e punëtorëve të hedhura përtokë së bashku me çantat.
Burime thanë se gjantë ndërhyrjes, punonjësit u kapën duke pastruar lëndën narktoike, një pjesë e madhe e së cilës u dogj nga ana e agjentëve të antidrogës burime pranë grupit hetimor thanë se krahas lëndës nartkotike brenda serave u gjetën dhe dy armë zjarri tip pistoletë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar, apo jo ndërsa pritet të jepen detaje nga policia në orët në vijim.