Britania zbulon ‘prapaskenat’, çfarë skenaresh po përgatit

Jil
Jil
1 Min Read

Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë sot se Rusia ka ndryshuar aktivitetet e saj detare në Detin e Zi, duke theksuar se ekziston mundësia, që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor. Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje gati njëvjeçare e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e cila mundësonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.

Përpara marrëveshjes, agresioni rus ishte bërë pengesë për eksportet e grurit nëpërmjet porteve ukrainase, duke përkeqësuar krizën globale ushqimore. Në raportin e përditshëm të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej Moska kishte vendosur në Detin e Zi luftëanijen e vogël ruse ‘Sergey Kotov’, për të patrulluar korridorin detar mes ngushticës së Bosforit dhe Odesës, qytetit-port në jug të Ukrainës.

“Ekziston një mundësi reale që anija patrulluese po shërben si pjesë e një grupi pune për të penguar anijet tregtare që Rusia beson se shkojnë në Ukrainë”, thuhet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrotjes./VOA

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *