
Në karrierën e tij deri më tani ai ka shënuar 35 gola, por ndryshe nga Cristiano Ronaldo, Broja nuk i ka dedikuar asnjë gol një vajze.
Megjithatë “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ai thotë se shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’i dedikojë një gol të dashurës së tij. Vajzës shqiptare me origjinë nga Përmeti, që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit të skuadrës kuqezi.
Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.
Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?
Armando Broja: Shqiptare.
Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?
Armando Broja: Nga Përmeti.
Futbollisti shton se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.
Armando Broja: Jam i vogël, jam 23 vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur.