Burri hedh nga ura 10-vjeçarin sepse fliste në gjuhën ukrainase

Jil
Jil
1 Min Read

Gjermania është tronditur nga lajmi se një burrë dyshohet se hodhi një djalë 10-vjeçar nga një urë sepse fliste në gjuhën ukrainase. 40-vjeçari që besohet se është rus po hetohet për rastin.

Sipas Telegraph, sulmuesi iu afrua fëmijëve që flisnin në gjuhën ukrainase të ulur në një urë në qytetin Einbeck, duke u thënë atyre se duhet të flisnin rusisht dhe se Ukraina kishte filluar luftën.

Më pas ai sulmoi dy nga fëmijët, duke tërhequr një vajzë nga flokët dhe duke hedhur një djalë nga ura.

Kjo ka sjellë si pasojë plagosjen e të miturit ndërsa 40-vjeçari është larguar me vrap.

Fatmirësisht shokët e djalit e kanë ndihmuar të dalë nga uji dhe është dërguar në spital.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *