JiL.al - Jeto i Lumtur

Butrint Imerit i ndodh e papritura në takimin me fansat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një incident i pakëndëshëm i ka ndodhur këngëtarit të njohur shqiptar nga Kosova, Butrint Imerit, gjatë një takimi me fansat e tij.

Artisti do të përformonte disa minuta më pas, kur u ndal për të bërë foto me disa nga fansat para se të ngjitej në skenë.

Në një video të post uar në rrjetet sociale, Butrinti shihet kur afrohet tek një fanse për të bërë foto, por papritmas një vajzë tjetër i ka vendosur dorën në fyt.

Megjithatë, këngëtari u suprizua nga ky veprim teksa largoi kokën instiktivisht në mënyrë të menjëhershme, por duke ruajtur qetësinë.

Ky nuk është incidenti i vetëm pasi shumë prej artistëve i ndodhin gjëra të tilla në skenë. Viteve të fundit janë bërë virale momentet kur fansat u kanë gjuajtur me sende të ndryshme në fytyrë.

Scroll to Top