JiL.al - Jeto i Lumtur

Butrinti publikoi foton e Kiarës në ‘Big Brother’, por e gjitha paska qenë nga xhelozia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Butrint Imeri publikoi një foto të ish-partneres Kiara Tito, të cilës i kishte vendosur një kurorë, ky veprim çuditi jo pak fansat pasi dyshja janë ndarë prej kohësh e që nga atëherë nuk janë parë më bashkë.

Sipas moderatores Aulona Musta kjo ka qenë një përgjigje e Butrintit ndaj ish-it tjetër, Olta Beqirit, kjo e fundit kishte publikuar një foto në mbështetje të Luizit, e pas saj Butrinti ka postuar foton e Kiarës.

E ftuar në “Fan Club”, Aulona tha se duket sikur dyshja po thumbojnë njëri-tjetrin përmes Big Brother Po ju si mendoni?

Olta dhe Butrinti kanë qenë në një lidhje gati dy vjeçare.

Ata u ndanë pak muaj më parë për motive që nuk dihen.

Ndryshe, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ishin dy banoret e Big Brother Vip Albania që u komentuan më së shumti në këtë edicion, kjo pas pelqimit të madh që Luizi shprehu per Kiaren.

Shiko foton:

LEXO TË RADHËS

Scroll to Top