Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, kohët e fundit është komentuar mjaft shumë në mediat rozë sa i përket jetës së tij private.
Pas hyrjes së ish-të dashurës së tij, moderatores Kiara Tito, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, Butrinti u komentua për veprimet e tij ndaj moderatores. Së fundmi, Butrinti ka befasuar me postimin e tij në “Instastory” ku shihet pranë një vajze duke kënduar së bashku dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Vajza në fjalë është serbe dhe quhet Dragana Banic. Një tjetër postim i tij, që duket si postimi i një mashkulli të dashuruar ka ngritur dyshimet se modelja serbe i ka rrëmbyer tashmë zemrën.
“Ti je historia që unë nuk dua kurrë të mbarojë”, ka shkruar artisti në rrjetet e tij sociale.
Nuk është hera e parë që Imeri ngacmon me të tilla statuse, të cilat ndjekësit gjithmonë i kanë lidhur me jetën e tij personale dhe sigurisht me ish të dashurat e tij. Bazuar në herën e mëparshme, kjo mund të jetë një strategji e tij, për të pasur mbi të të gjithë vëmendjen për këngët e reja që priten të publikohen.
Por në rrjet duket se lidhja e tij me një modele serbe, nuk po mirëpritet. Të shumtë kanë qenë komentet që nuk e kanë simpatizuar aspak as lidhjen sentimentale dhe as pjesëmarrësen e një modeleje serbe në klipin e tij. Megjithatë Butrinti edhe në këtë rast ka zgjedhur të heshtë.