Në një moment të vështirë ku pjesa më e madhe i kanë dalë kundër dhe e kanë sulmuar pasi mbajti në dorë flamurin serb pa e ditur që ishte simboli kombëtar i një vendi të konsideruar armik nga shqiptarët e Kosovës, Lorik Cana i del në krah.
Si një kapiten i vërtetë, legjenda e futbollit shqiptar dhe njeriu që bashkoi zemrat kuqezi në një skuadër, nuk përdor fjalët por një gjest të thjeshtë për të mbrojtur Rita Orën.
Në “Story-n” e tij në Instagram ai ka publikuar një foto nga fëmijëria e Rita Orës ku ajo shfaqet me veshje kombëtare dhe me simbole të flamurit shqiptar. Foton e ka shoqëruar me një yll, gjest që tregon mbështetjen maksimale që ai i jep këngëtares shqiptare.