JiL.al - Jeto i Lumtur

Çështja Beleri, Kocaqi: Greqia kërkon që të betohet se do të

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Historiania Elena Kocaqi, teksa ka komentuar çështjen Beleri ka deklaruar se Greqia po bën gjithë këtë presion diplomatik për betimin e Fredi Belerit sepse kërkon që të kontrollojë Shqipërinë përmes Himarës. Dje, në një intervistë televizive, Kocaqi thotë se Greqia shpresonte se duke marrë Himarën do realizonte ëndrrën e vet. “Greqia ëndërronte dhe shpresonte se duke marrë Himarën të plotësojë ëndrrën e veta që janë edhe në tokë edhe në det me qëllim që të plotësojë ëndrrat e saj për Epirin. Ai i ka marrë votat nga opozita. Ky nuk është vetëm një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri. Që duhej ta kishin zgjidhur ndryshe, s’duhej të ishte shpallur fare fitues. PS duhej të kishte ankimuar rezultatin. Duhej ta kishin bërë paralel nga pikëpamja juridike, prokuroria punë e vet dhe KQZ punë e vet. Si mund të betohet një kandidat i arrestuar për blerje votash dhe t’i bën presion që të betohet si kryetar bashkie. Kur ai akuzohet për vjedhje votash kjo është një mangësi e KQZ që e shpalli fitues. A ka ndërhy ndonjëherë shteti shqiptar dhe të thotë dëno këtë e mos dëno atë. Zero tolerancë, mirë ja ka bërë Rama. S’ka punë Greqia me sistemin e drejtësisë shqiptar. Ai është një shtetas shqiptar dhe njësoj do përgjigjet para ligjit. kur ti njëherë dy herë i shmangesh drejtësisë, normal që sistemi i drejtësisë nuk të lëshon. Mos të bëjë sikur nuk e njeh Greqia këtë gjë. Në marrëdhëniet me shqiptarët nuk do t’i respektojë këtë parime. Sjellja e Ramës ka qenë dinjitoze”, deklaroi Kocaqi. 

Scroll to Top