Çështje borxhi? Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Shkodër

Editor
2 Min Read

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që “zgjoi” qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne ku 40-vjeçari Aleksandër Curaj është plagosur rëndë. Krimi ndodhi rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Dollari”, teksa në zonë ka pasur dhe qytetarë të tjerë.about:blank

Një dëshmitare tha për gazetarët se shënjestra e atentatit mbeti rreth 10 minuta i shtritë në rrugë, derisa iu dha ndihma nga autoritetet. Më pas, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i plagosjes, Dedë Bici, u largua me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.

Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *