Çfarë e lidh Ulsi Manja-n me ngjarjen në burgun e Peqinit

Editor
3 Min Read

Në dëshminë e të pandehurit një njoftim i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ka shtyrë Sokol Mjacajn të kryejë vrasjen e Arben Lleshit të premten e kaluar, brenda burgut të Peqinit. Pohimi, sipas hetimeve, i është bërë nga vetë Macaj drejtorit të burgut të sigurisë së lartë pas krimit.about:blank

Në dosjen hetimore të prokurorisë, paraqitet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit Kamber Hoxha, i cili tregon se Mjacaj i ka pohuar se e kreu vrasjen “kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz”. Lajm që u njoftua dhe pompua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ai e përmendi Sokol Mjacajn të premten, para se i burgosuri të kryente krimin që dëshmoi dështimin e sigurisë në burgun e Peqinit. Në një njoftim publik, ministri zbuloi se kishte firmosur vendimin që Sokol Mjacaj do të futej nën regjimin e rreptë “41 Bis” për cënim të sigurisë në burg. Njoftimin e veshi me mesazhe të theksuara propagande si “asnjë tolerancë” apo “do të zbatoj me rigorozitet ligjin”.

Megjithatë, ajo që ndodhi më pas do ti kthehej në bumerang. I burgosuri që Manja njoftoi se do të futej nën regjimin e rreptë, brenda një burgu të sigurisë së lartë ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër, ndërsa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik. Tanimë, vetë Mjacaj konfirmon që ishte njoftimi i Manjës që ndikoi te ai për të kryer vrasjen e Arben Lleshit, për të cilën dyshohet se është paguar.

Pas vrasjes, Manja bëri një vizitë të detyruar në burgun e Peqinit dhe në përfundim të saj dha një prononcim për gazetarët, duke shmangur përgjegjësinë nga vetja për ngjarjen. Interesit të gazetarëve se pse Mjacaj nuk u fut nën regjimin e posaçëm siç njoftoi vetë ministri, por në vend të kësaj kreu një vrasje, Manja iu përgjigj duke ia ‘vënë fajin’ burokracive procedurale. “Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar”, tha ministri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *