Çfarë e vështirëson gjetjen e ‘mbretit’ të kumarit? Eksperti Kriminalistikës zbulon provat e forta që kanë penguar në zbardhjen e hetimeve ndaj Martinajt

Jil
Jil
2 Min Read

Eksperti i sigurisë rrugore Fation Softa, foli në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 9 prill në Shëngjin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Softa krahasoi rastin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me rastin e Nikulajt, ku tha në këtë të fundit ka pasur  shumë faktor ndihmues në zbardhjen e ngjarje.

Më tej ai nënvizoi se në zbardhjen e ngjarjes së Nikulajt vullneti ka qenë i madh nga policia por sipas tij ka pasur  dhe një presion të jashtëzakonshëm nga politika.

“Vullneti ka qenë më i madh nga policia dhe një presion i jashtëzakonshëm  nga vetë politika. Kemi disa faktor që ndihmojnë në raport me ngjarje të tjera. Nëse te Martinaj kemi një person okular që ka qenë shoqërues i tij dhe nuk iu përgjigj policisë, për të dhënë më shumë informacione.  Për momentin që po flasim kemi pamjet filmike, kemi pamje të tjera të marra në disa ambiente. Kemi dhe një motor që është përdorur në këtë ngjarje, kemi veshjen e tij. Kemi dhe ndalime të personave. Kemi pamje filmike  të momentit të një vrasësi. Nuk  kemi pasur asnjë rast ku personi është i dalë në një ambient dhe i dukshëm përballë kamerave. Këto janë faktor që kanë qenë shumë më ndihmues në raport me Martinajn apo në raport me rastet e tjera”- tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *