Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ditën e sotme.
Mësohet se arrestimi ka ardhur pasi SPAK ka arritur të sig urojë videon e plotë, ku Gjici shfaqet duke diskutuar për një tender në lidhje me sterilizimin e qenve të rrugës me vajzën, që më parë kishte kryer marrëdhënie në zyrë.
Video u sigurua pasi SPAK bëri kontroll në shtëpinë e Alma K., ku u sekuestruan pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjimi. Këto pajisje janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.