Çfarë ke në ato pako?”/ Zbardhen kodet sekrete që përdorte

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Nga bregu në breg”, teksa sot 20 të arrestuarit do të njihen me masat e sigurisë që do të jepen nga GJKKO.

Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se drogës i është vendosur nofka ‘vezë’ dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, është një pjesë e përgjimit mes Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

PËRGJIMI
Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.
Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.
Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë? Çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako?
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!
Polici 1: Ulu poshtë, ulu!
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15…
Polici 1: Po mirë!
Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *