Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të gjithë janë ndjerë të vetmuar të paktën një herë në jetën e tyre. Disa nuk kanë pasur dikë për të shkuar në kinema, apo dikë për të folur. Sipas studimeve, të gjitha këto ndikojnë negativisht tek ne dhe trupi ynë mund të reagojë në mënyra të ndryshme. ‘Bright Side’ ka listuar disa nga ndryshimet që pëson trupi kur ne ndihemi të vetmuar.
1. Jeni gjithmonë të vetmuar
Shumë njerëz kanë probleme me urinë kur ndihen të vetmuar. Ato hanë ushqime të shijshme, si petulla, pizza apo çokollata. Sipas studimeve, gjatë kësaj kohe, trupi çliron hormonin e urisë, ghrelin. Njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar, kanë një rritje të këtij hormoni në organizëm.
2. Kaloni shumë kohë duke bërë blerje ‘online’
Sipas një studimi, njerëzit e vetmuar kanë një tendencë të fokusohen në gjërat materiale, për të plotësuar boshllëqet e tyre.
3. Fillon të mendosh se ky është fati yt
Zakonisht, pas një ndarjeje nga partneri, mendimet negative fillojnë të ‘pushtojnë’ kokën tuaj. Mund të mendoni se tani jeni vetëm dhe nuk do të njihni më asnjë person tjetër në jetën tuaj. Në fakt, duhet të filloni të mendoni: “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare”.
4. Nuk jeni asnjëherë të relaksuar
Kur një person ndihet i vetmuar, ai është mësuar të mbështetet vetëm tek vetja e tij. Kjo krijon një skenar që truri punon shumë gjatë gjithë kohës, që do të thotë se nuk jeni kurrë i relaksuar.
5. Nuk flini dot gjumë
Njerëzit e vetmuar nuk kanë pse të ‘luftojnë’ për vend në krevat, por shpeshherë vuajnë nga pagjumësia. Në këto momente, pasiguritë e tyre mund të ndikojnë në pjesën e gjumit, duke çliruar dhe hormonin e kortisolit (i cili çlirohet kur jemi të frikësuar).