Çfarë ndodhi dy ditë më parë në kampin e MEK

Jil
Jil
1 Min Read

Një pjesëtar i opozitës iraniane MEK i strehuar në kampin e tyre në Manzë humbi jetën ditën e sotme pas një aksioni të policisë së shtetit në ambiente e kampit.

Gazetarja e Euronews Albania në Durrës, Kloida Gjuzi raportoi në emisionin Now se përkundër zërave se mund të ketë një viktimë të dytë në kamp, nga ajo që kanë parë në terren dhe që është konfirmuar nga policia bëhet fjalë vetëm për një viktimë.

Ajo tregoi se nga burime jozyrtare ka mësuar se dy ditë përpara mësymjes së policisë në kampin e muxhahedinëve, kanë mbërritur në zonë 3 maune me pajise elektronike, kompjuterë dhe serverë.

Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku tha në një deklaratë për mediat pasditen e së martës se forcat e Policisë së Shtetit u përballën me rezistencën e banorëve të kampit MEK, “rezistencë e pajustifikuar dhe jo proporcionale, në shkelje të rendit ligjor e kushtetues, të cilët tentuan të pengonin me forcë sekuestrimin e serverave e kompjuterëve, objekt i vendimit të Gjykatës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *