Me kalimin e ditëve, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndjejnë shumë mall për familjarët e tyre dhe pasditen e sotme, ka qenë Ilnisa ajo që nuk ka mundur të mbajë dot lotët.about:blank
Teksa ka qenë së bashku me Meritonin në oborr, Ilnisa ka nisur të qajë, duke u shprehur se nuk ka marrë asnjë sinjal nga familjarët dhe kryesisht nga vëllai i saj, Kevin.
Ilnisa: Nuk po më vjen asnjë gjë, e kupton?
Meritoni: Ndoshta kanë dërguar shumë drona por më shkak të linjës, të satelitëve nuk ka mundur të vijë. Qetësohu. Kevin me ty është, ti e di atë gjë. Unë të kuptoj që je mërzitur por duhet të dish që janë me ty njerëzit e tu, pa pushim dhe mos e harro këtë.