Çfarë panë policët para se të arrestoheshin në Veri? Avokatit serb

Jil
Jil
1 Min Read

Avokati serb Cedomir Stojkoviç është shprehur se serbët nuk mund t’i arrestonin policët e Kosovës në atë mënyrë.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se fillimisht policët duhet të ishin paralajmëruar dhe nëse nuk zbatonin urdhrin më pas mund të arrestoheshin.

Më tej ai nënvizoi se policët e Kosovës janë arrestuar për shkak se kanë parë diçka që nuk duhet ta kishin parë.

“Nuk mund të arrestonin 3 oficerë policie apo oficerë të një shteti tjetër vetëm se kaluan kufirin. Në çdo rast nuk mund të arrestohen oficerët e policisë të një shteti tjetër që kalojnë kufirin. Ata duhet të marrin një parajmërim fillimisht. Nëse nuk e zbatojnë këtë urdhër ata mund të arrestohen. Por në të njëjtin moment duhet të adresohesh me shtetin tjetër. Me këtë veprim ata njohën Kosovën si entitet. Unë besoj shumë se ka pasur diçka në momentin e arrestimin që ata nuk duhet ta kishin parë. Prandaj për mendimin tim, kjo është arsyeja pse ata u arrestuan. Policia e Kosovës pak më vonë në Zveçan gjeti një makinë plotë me armatime”- tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *