JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh? Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë. Lajmi u konfirmua për mediet kosovare nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, ka thënë Gara.

Vlen të theksohet se njoftimi për kërcënim të sigurisë ndodhi edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se të ishte i rremë.

Scroll to Top