Prej mbi 2 orësh aksi rrugor Thumanë deri në Fushë -Krujë vijon të mbetet thuajse totalisht bllokuar.
Në këto temperatura të larta lëvizja është bërë akoma më i vështirë për drejtuesit e automjeteve.
Madje trafiku është dhe në pjesën e autostradës pranë Thumanes me rreth 2 km, ndërsa një pjesë e automjeteve zgjedhin dhe aksin e vjeter, por sërish mbetet mjaft i rënduar qarkullimi automjeteve.
Është e përvitshme kjo situatë në këtë segment rrugor, nga fluksi i madh turistëve të huaj dhe emigranteve që kthehen në atdhe.