Çfarë po ndodh në Greqi? Në tentativë për të grabitur shokun, polica ‘fundos’ shqiptarin e mitur

Jil
Jil
1 Min Read

Grabitjet ndaj të miturve në Greqi duket se po kthehet në një fenomen të përditshëm. Mediat vendase shkruajnë se dy 16 vjeçar janë bërë pre e sulmuesve në rrugë në zonën e Athinës dhe Moschatos.

Sipas mediave, ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën Aesopou në Athinë kur një 16-vjeçar ka marrë kërcënime nga një mik nga Shqipëria për t’i dhënë celularin. Pas verifikimeve nga policia është bërë i mundur ndalimi i shqiptarit sulmues.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Moschato, rreth orës 22:50, kur një djalë 16-vjeçar është sulmuar nga persona të panjohur, të cilët e kanë bllokuar atë dhe i kanë marrë një altoparlant portativ, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *