Çfarë pritet të ndodhë? Gjermania do të blejë 60 helikopterë amerikanë Chinook

Jil
Jil
1 Min Read

Gjermania do të blejë 60 helikoterë të tipit Chinook, të prodhuara nga kompania amerikane Boeing, thanë të mërkurën për agjencinë e lajmeve Reuters dy anëtarë të komisionit parlamentar gjerman për buxhetin. Blerja në fjalë kap shifrën rreth 8 miliardë euro dhe përfshin edhe infrastrukturën e nevojshme për helikopterin. Ata thanë se komisioni e kishte marrë vendimin për blerjen.

Sipas informacioneve të mëparshme, shuma përfshin prokurimin e helikopterëve të rëndë CH-47 për 6.27 miliardë euro, 700 milionë euro për mirëmbajtjen, 240 milionë euro për kontratat kombëtare dhe 750 milionë euro për infrastrukturën.
Një vit më parë, Gjermania tha se kishte në plan të blinte 60 helikopterë të rëndë të tipit Chinook nga firma amerikane Boeing për të zëvendësuar flotën e saj të vjetër CH-53.

Në shkurt të vitit 2022, pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kancelari gjerman Olaf Scholz vendosi të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, mes të tjerash duke caktuar 100 miliardë euro për ushtrinë gjermane./VOA

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *