JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë të thuash kur je në një intervistë pune dhe ngec në një pyetje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ti mund të përgatitesh shumë mirë për një intervistë pune, por shanset që të ngecësh pa një përgjigje pas një pyetjeje nuk janë kurrë zero. Sigurisht, nuk do të doje kurrë të thoje “nuk e di”, por si të reagosh që të mos krijohet ajo pausa e sikletshme?

1. Çfarëdo që të thuash, kujdesu të mos gënjesh

Gabimi më i madh që kandidatët për një vend pune bëjnë është të gënjejnë, duke pretenduar se dinë diçka që në të vërtetë nuk e dinë. Duhet të dini që ata përballë jush e dinë mirë si ti kapin detajet që ndryshojnë apo ta kuptojnë kur në fakt jeni duke thënë gjëra që s’qëndrojnë.

2. Tregohu i vërtetë dhe shpreso për më të mirën

Nëse nuk e kupton çfarë po të pyesin, kërko sqarim. Mos jep përgjigjen që do ti vetëm sa për të kaluar radhën e pyetjes. Kjo tregon se niveli yt i komunikimit është i dobët. 

3. Mos u dorëzo duke thënë që në fillim “s’e di”

Mbroje personin tënd. Përtej kualifikimeve, diplomave apo eksperiencave edhe kompanitë janë të vetëdijshme që ti s’ke pse të dish përgjigjen e çdo pyetjeje. S’ka asgjë që s’shkon me ty, por kjo s’do të thotë të dorëzohesh menjëherë duke thënë thjesht “s’e di”. Tregoji që pavarësisht se nuk je i qartë për çfarë të kërkohet tani, je gati për t’u përmirësuar.

4. Mos harro që dhe ata përballë teje janë duke të dhënë ty një intervistë

Ti po njihesh me një kompani, ashtu si dhe kompania me ty. Mënyra sesi ata përgjigjen apo bashkëbisedojnë do të të tregojë shumë për vlerat dhe filozofinë e një vendi pune. Nëse personat që po të intervistojnë nuk janë të sjellshëm apo bëjnë gjeste jo etike, ti merr sinjale për llojin e ambientit dhe vendos më tej.

Scroll to Top