“Çfarë u ka bërë kjo vajza?!”/ Gazetarja bën komentin epik ndaj sjelljes së Kiarës në BBV: Më vjen shumë keq…

Jil
Jil
2 Min Read

E ftuar ditën e sotme tek “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi. Në një intervistë ekskluzive për TAR, ajo i tha të gjitha, nga dashuria për gazetarinë, te komentet për politikën, por edhe Big Brother. Por si i komenton ajo banorët dhe situatat në “BBV”?!

Kam gjithë këto ditë dua të flas për këtë vajzën. Jam me Luizin normalisht. Jam edhe sepse e njoh. Djalë shumë i mirë, i dashur, i qeshur. Për Kiarën më vjen shumë keq. Çfarë u ka bërë kjo vajza që duhet ta masakrojnë në këtë mënyrë. Lexoj komentet. Nuk e di çfarë ka bërë. E do dikë në mënyrën e vetë. Mos iu fusni tjetrit në shpirt. Dashuron në mënyrën e vetë. Thonë u fut si arrogante. Po të dilja dhe unë të lexoja ato gjëra, arrogante do isha, mllef do kisha.

A do të hynte ajo në “BBV”?!

Jo nuk besoj. Nuk e përballoj. Nuk merrem dot unë me njerëzit, të bëj debate kot, kush e hodhi miellin. Ky Big Brother të nxeh, na janë bërë si njerëzit e shtëpisë.

Kë ka inat Juli nga Big Brother?!

Inat nuk kam njeri. Por kush nuk më pëlqen mua se si luan aty brenda? Ka momente. Ronaldo është djalë i mirë. Miell hodhi.

Kristi më duket i paqartë. Kristi një herë kështu, një herë ashtu. Çohet në mëngjes dhe mendon duhet të bëj një debat. Nuk e ka organike, e ka të sajuar debatin, por djalë i mirë.

Dhe kush do ta fitojë sipas saj?!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *