JiL.al - Jeto i Lumtur

CHARLES BUKOWSKI: HESHT… SIKUR TË KETË NDODHUR NJË TRADHTI

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

makina e shkrimit hesht, sikur

të ketë ndodhur një tradhti, sikur të ketë ndodhur një

vrasje.

të vetmet fjalë që ende përshkojne trutë e mi;

“zogjtë e Spanjës këndojnë!”

ç’kuptim ka kjo

ç’kuptim?

është thjesht një kotnajë, në qoftë se nuk të hyn në punë.

 

kur do të bien

tastat

mbi letër

përsëri?

është më lehtë të vdesësh përpara se kjo

të ndodhë.

 

vështroj makinën e shkrimit nën një mbulesë

të zezë; një fature gazi e papaguar fle

mbi të.

 

është një frigorifer i vogël në

dhomë, i vetmi që bën zhurmë

këtu.

 

e hap dhe shikoj brenda;

krejt bosh.

 

ulem në karrige dhe pres; pastaj

vendos ta quaj budalla

makinën e shkrimit

 

nis të shkruaj

me një stilolaps

në një

bllok

të kuq;

jepem i tëri pas një poezie;

pas pak ajo ka për t’i dhënë urdhër

makinës së shkrimit

që ka ngrirë

se ç’duhet të bëjë.

 

një shprehje franceze thote: ”pa

letërsi

jeta është një ferr.”

 

lavdia dhe fuqia janë aty!

 

t’i lëmë zogjtë e Spanjës të këndojnë!

Charles Bukowski

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top