Dashi: E kuqe
Ngjyra e kuqe ngjall shpirtin e Dashit dhe rrit pasionin, energjinë dhe vullnetin e tij për jetën dhe padurimin për ta jetuar atë. E kuqja nënkupton vëmendje të garantuar dhe një Dashi nuk i pëlqen të injorohet apo jo? Është ngjyra e duhur që ju mbush me forcë dhe ju shtyn drej rrugës së padiskutueshme të fitores.
Demi: Blu
Një blu e thellë për një shenjë të thellë si kjo e juaja, ku ju pëlqen të zhyteni në detaje dhe të ndjeni e përjetoni gjithçka. Bluja do të favorizojë përqëndrimin tuaj, por dhe do t’ju falë stabilitet e siguri, si një ngjyrë dominante dhe qetësuese që është.
Binjakët:E verdhë
E verdha është një ngjyrë frymnëzuese që do t’ju shkrepë në mendje mendime të shkëlqyera. Kush më mirë se ju, se natyra juaj emocionuese dhe optimiste do t’i japë kësaj ngjyre të gjallë shkëlqimin e duhur. Si një ngjyrë e mendjes dhe intelektit, e verdha do të rrisë përqëndrimin dhe fuqitë tuaja mendore.
Gaforrja: E bardhë dhe gri e lehtë
E bardha dhe grija e lidhin gaforren ngushtësisht me intuitën e saj dhe aftësinë e lartë krijuese. E bardha e borës si dhe e argjendta e sipërfaqes së Hënës janë dy ngjyra të intuitës dhe pastërtisë, ngjyra të cilat rrisin sigurinë, ndjeshmërinë dhe lejojnë dashurinë të rrjedhë në nivelet e saja më të thella.
Luani: Portokalli
Kush tjetër përveç portokallisë do të ishte ngjyra me fat e mbretit të zodiakut. Ngjyra portokalli në të argjendtë ka qenë historikisht simbol i pushtetit dhe parasë, ndaj gjithë çka ju duhet për të nënshtruar këdo është kjo ngjyrë.
Virgjëresha: Jeshile dhe kafe e çelët
Nuancat e lehta të kafes dhe jeshiles e mbajnë Virgjëreshën të përqëndruar dhe të kujdesshme në vendimet që merr. E gjelbra përfaqëson ngjyrën e rritjes, zhvillimit duke i qëndruar më së mirë në krah shenjës suaj, e cila dallon për dëshirën e madhe drejt vetëpërmirësimit.
Peshorja: Rozë dhe bojë qielli
Këto dy ngjyra do të sjellin valë pozitive, ku prezenca juaj do të jetë mjaft e pëlqyer nga të tjerët. Duke përfaqësuar delikatesën dhe freskinë, ngjyra bojëqielli do të qartësojë mendimet tuaja e ndërsa ngjyra e trëndafiltë do të theksojë natyrën e ëmbël dhe të dashur tuajën.
Akrepi: E zezë
Sekreti i suksesit dhe vëmendjes suaj qëndron te të qenit dhe dukurit misterioz. Në botën e ngjyrave, e zeza është e duhura që ju të dukeni të tillë. E zeza do t’ju fuqizojë për t’ u përballur me gjithçka. Në kulturën perëndimore, e zeza lidhet me vdekjen dhe ringjalljen duke përfaqësuar kështu forcën e Akrepit për t’i lënë gjërat pas dhe për t’u transformuar e rilindur sërish.
Shigjetari: E purpurt
E purpurta, ngjyra e shpirtërores dhe vetëdijes e shtyn një Shigjetar drejt hapjes dhe ndriçimit mendor. E njohur po ashtu si një ngjyrë e bollëkut dhe lulëzimit, e purpurta do të aktivizojë fatin dhe pozitivitetin e një Shigjetari.
Bricjapi: Gri dhe kafe e errët
Këto dy ngjyra të forta janë perfektet për një Bricjap. Rrisin fuqinë e tij, besueshmërinë te të tjerët si dhe nxjerrin në pah hiret dhe ambicien tuaj për të realizuar gjithçka dëshironi, me çdo kusht. Grija dhe kafja e errët do të jenë dy aleatet e duhura drejt rrugës suaj pa kthim mbrapsht.
Ujori: Blu
Ju jeni vizionarë, idealistë, inteligjentë, ndaj ngjyra e kaltër ju duhet për të nxitur idetë tuaja të veçanta nga njëra anë, si dhe për të qetësuar shpirtin e për të balancuar energjitë nga ana tjetër. Ashtu si qielli dhe uji me të cilin Ujori është shumë i lidhur, bluja përfaqëson gjerësi mendimi dhe krijon një rrjedhë të qetë për të biseduar dhe eksperimentuar.
Peshqit: E gjelbër e lehtë
E gjelbra e çelët ka forcën të shërojë shpirtin dhe mendjen e një Peshku. Si ngjyra e jetës, e gjelbra përfaqëson ripërtëritjen dhe frymëzimin duke inkurajuar rilindjen dhe marrjen e frenave të jetës në duar. Energjia pozitive është ajo që u duhet peshqve dhe e gjelbra është e aftë të dhurojë disa doza të tilla.
LIFE STYLE Horoskopi
Jeto I Lumtur.al