Cilat janë tri veset që duhet të hiqni dorë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të gjithë kemi veset dhe zakonet tona të këqija, por sipas ekspertëve, janë disa zakone që duhen ndryshuar për të qenë më të suksesshëm.

Nëse do të bëhesh varianti më i suksesshëm i vetes, fillo të veprosh si disa nga sipërmarrësit më të mëdhenj dhe hiq dorë menjëherë nga këto zakone aspakt të dobishme.

Ndalo zvarritjen

Të gjithë ne jemi fajtorë kur shtyjmë detyra të cilat nuk i pëlqejmë shumë për t’i bërë, dhe gjejeni çfarë? Kështu veproi Bill Gates si një djalë i ri në biznes. Ai shtynte çdo detyrë gjatë gjithë kohës që ndiqte studimet në Harvard.

“Njerëzit mendonin se kjo ishte qesharake,” u tha ai studentëve në Kolegjin e Administrimit të Biznesit të Universitetit të Nebraskës-Lincoln. “Ky ishte pozicionimi im: djali që nuk bëri asgjë deri në minutën e fundit”.

Por ai u zgjua menjëherë kur hyri në botën e biznesit dhe zbuloi se afatet dhe të qenit në kohë kanë rëndësi. “Askush nuk më vlerësoi kur unë bëja gjëra në minutën e fundit”, tha Gates. Pra, ai vazhdoi të “ndryshojë” këtë zakon dhe të imitojë ata “të cilët gjithmonë ishin të organizuar dhe i bënin gjërat në kohë”.

Ndalo konsumin e kafeinës

Shumë prej nesh janë shumë të varur nga kafeina për të përballuar ditën. Elon Musk ka pranuar se ka punuar 120 javë pune. Dhe ai vuan nga mungesa e gjumit dhe një tru i mbingarkuar nga kafeina.

“Ka patur momente kur kam konsumuar tetë Coca-Cola në ditë,” thotë Musk për revistën Auto Blind në vitin 2014.

Ai gjithashtu vuan nga varësia ndaj kafes. “Kohë më parë kam pirë shumë kafe,” thotë Musk. “E kaloja dozën e kafeinës dhe kjo nuk ishte një gjë e mirë.”

Shumë kafeinë ju bën dëm pasi rrit shqetësimet, stresin dhe ankthin. Tani Musk përpiqet ta këmbejë kafen me më shumë ujë!

Komunikimi i keq

E bërtitura nuk është një mënyrë e mirë për të bindur të tjerët, por Mark Cuban shpesh ka pasur probleme me kontrollin e temperamentit.

“Unë i bërtisja partnerit tim Martin Woodall”, pranon Cuban.

“Ne e çmendnim njëri-tjetrin,” shkruan Cuban në blogun e tij. “Ai më jepte shumë kritika për mënyrën se si punoja. Unë e kritikoja dyfish sepse ai ishte shumë sipërfaqësor dhe humbiste mundësi të mëdha”.

Gjatë asaj kohe, Cuban mësoi se zënkat sjellin më shumë dëme sesa të mira. “Kjo është një mënyrë shumë stresuese”.

Kur stresi rritet, njerëzit rrotull teje, produktiviteti, përfitimet dhe konkurrenca bien. Kur mësoni të dëgjoni, kur flisni, ju krijoni një mjedis më të mirë pune.

Scroll to Top