Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori

Editor
1 Min Read

Një tjetër kuti emergjence është thyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Jozi ka zgjedhur që të thyej kutinë që kishte një çelës.

Teksa ishte pranë kutisë ai pyet Gjestin nëse duhet t’a thyej dhe ai i thotë “Po, pse me qëndruar aty. Kujdes mos të nxjerr jashtë nga dera e Vodafone”.

Nga ana tjetër Loredana që po shikonte Jozin që thyente kutinë e emergjencës i thotë: “Unë nuk të flas më”.

“Ti fitove të drejtën të kalosh 24 orë në një dhomë luksoze, në një ambient privat dhe tërësisht të izoluar nga banorët e tjerë. Zgjedh një banor tjetër për të ndarë eksperiencën, si pasojë natën pasuese je i detyruar të flesh jashtë në oborr me kushte të vështira pavarësisht motit dhe të përdorësh vetëm tualetin”, shkruhej në zarfin e kuq.

Ndërkohë Jozi zgjodhi Loredanën që të kalojnë 24 orë bashkë te suita luksoze.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al