Dasëm së shpejti? Çiljeta zbulon planet për të ardhmen me Albanin

Editor
1 Min Read

Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, futbollisti Alban Hoxha, po mendojnë seriozisht për të zgjatur familjen e tyre me një tjetër fëmijë. Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Goca dhe Gra”, Çiljeta hapi dyert e shtëpisë dhe ndau disa nga planet e tyre të ardhshme.

Teksa fliste për ëndrrat e saj familjare, ajo zbuloi se bashkë me Albanin janë të përgatitur për të shtuar një tjetër anëtar në familje. Por jo vetëm kaq – kur u pyet për mundësinë e martesës, këngëtarja nuk e përjashtoi mundësinë që çifti të kalojë në një tjetër hap të rëndësishëm.

Fustanin e nusërisë e kemi menduar për të ardhmen. Por tani për tani, synimi është të bëjmë një bebe,” shprehet Çiljeta, duke lënë të kuptohet se ndonëse dasma është në planet e tyre, prioritet mbetet zgjerimi i familjes.
Çiljeta dhe Alban Hoxha janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit në showbiz-in shqiptar, dhe ndjekësit e tyre mezi presin për të dëgjuar lajme të tjera për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *