
Në Policinë e Shtetit janë zhbllokuar gradat për punonjësit që duan rritje profesionale.about:blank
Pas rreth një viti që ishin bllokuar, tashmë ka dalë një urdhër i ri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kyi fundit ka hapur konkursin për gradat drejtuese nga komisar deri tek drejtuesi i parë për 572 vende të lira.
Për gradën komisar, janë hapur 320 vende të lira, për kryekomisar 200, për drejtues 40 ndërsa për gradën drejtues i parë 12 vende.
Afati i aplikimeve është një muaj, duke nisur nga data 17 nëntor deri më 17 dhjetor.
Komisioni vlerësues që do bëjë përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe më pas ata do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë. në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrë dhe aspekti administrativ.
Kujtojmë se gradat u pezulluan nga Rrumbullaku, pak pasi ai mori detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në shtator të 2022-shit.about:blank
Ai argumentoi asokohe se vendimi i tij lidhej me ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit.
Vendimi për zhbllokimin e gradave vjen në një kohë kur janë vënë në pranga disa punonjës të policisë dhe drejtues së saj, të cilët kanë dalë të lidhur me persona me precedentë penalë dhye banda kriminale në përgjimet e SPAK.