JiL.al - Jeto i Lumtur

“Çmendet” 34 vjeçari, godet gruan se nuk duron të qarat e fëmijës..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 34 vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë, ku i akuzuari është kthyer në shtëpi dhe ka debatuar me grua për shkak se foshnja katër muajshe qante.

Gruaja 30-vjeçare deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm ndaj saj dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.

“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe më ka goditur me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja.

“Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5.5 vitesh dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi”, shtoi ajo.

Ndërsa bashkëshorti  tha se ai nuk kishte mundur që të kontrollonte nervat nga të qarat e fëmijës dhe më pas ka goditur gruan me shkelma.

“U mërzita kur ai shkoi në tualet dhe mbylli derën. Vogëlushja filloi të qante dhe unë nuk mund të bëja asgjë. Unë i bërtisja që e vogla po qante dhe ajo nuk dilte nga banja. I humba, pashë fëmijën duke qarë dhe i humba. E godita me dorë. Ndërsa unë e shtyva, e tërhoqa dhe e godita me shkelma” , tha 34-vjeçari i cili u shpall fajtor për dhunë në familje.sot.com.al

Scroll to Top