‘Çmendet’ moti/ Tajfuni godet këtë vend, raportohet për dy

Jil
Jil
1 Min Read

Larg zjarreve në Mesdhe, dy persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur pasi tajfuni Doksuri përfshiu një grup ishujsh dhe provinca veriore të Filipineve këtë të mërkurë.about:blank

Mediat e huaja shkruajnë se stuhia e fuqishme grisi çatitë e shtëpive, rrëzoi pemë dhe përmbyti disa fshatra.

Një adoleshent vdiq në qytetin malor të Baguio, kur një grumbull dheu groposi shtëpinë e tij, ndërsa në provincën Isabela, një grua e moshuar që shiste bukë me biçikletë vdiq kur u godit nga një pemë kokosi që binte.

Doksuri goditi ishullin Fuga para agimit, më vonë u zhvendos në një ishull tjetër në provincën Cagayan, ku afro 16,000 njerëzve iu tha të evakuonin fshatrat dhe shkollat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *