‘Çmendet’ moti/ Stuhia Ciarian ‘bën kërdinë’ në Europë,

Jil
Jil
1 Min Read

Erërat me shpejtësi 180 kilometra në orë goditën brigjet e Francës gjatë natës teksa stuhia Ciaran goditi disa vende të Europës Perëndimore, duke shkulur pemët nga rrënjët, duke dëmtuar ndërtesa e duke lënë 1.2 milionë familje franceze pa energji elektrike.about:blank

Një vdekje e lidhur me motin është konfirmuar tashmë në Francë. Një shofer kamioni humbi jetën kur mjeti që drejtonte u godit nga një pemë në Aisne, në veri të vendit pohoi ministri i Transportit Clement Beaune. Pothuajse të gjitha zonat bregdetare të Francës kontinentale ishin mëngjesin e sotëm nën paralajmërim për mot të keq, nga Kaleja deri në afërsi të La Manshit, ku gati 40 vetë u evakuan nga shtëpitë e tyre.

Shira të rrëmbyer çoi stuhia Ciaran edhe në skajin jugperëndimor të Britanisë së Madhe. Shërbimi kombëtar anglez i motit paralajmëroi për rrezikun e përmbytjeve dhe i bëri thirrje njerëzve të marrin masa paraprake. Linja ajrore holandeze KLM ka anuluar ndërkohë një sërë fluturimesh, duke përmendur erërat e forta dhe ndryshimin e beftë të kushteve meteorologjike.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *