Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në zonat e Eordaisë, Greqi. Reshjet e dendura kanë zgjatur më shumë se 1.5 orë.
Në komunitetet Komnenos dhe Anatolikos, ku pati reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër, u shkaktuan dëme në kulturat e pemëve dhe tokat e tjera bujqësore.
Breshëri, i cili arrinte madhësinë e një arre, shkaktoi dëme në të mbjellat, madje shpoi edhe rrjetat mbrojtëse që ishin vendosur.