“Çmendet” moti, Italia nën ujë, Spanja digjet! Zjarre “nga ferri”, qindra të evakuar!

Jil
Jil
2 Min Read

Qindra zjarrfikës civilë dhe ushtarakë po luftojnë me flakët që kanë zhuritur 7,500 hektarë tokë në jugperëndim të Spanjës dhe kanë detyruar evakuimin e mbi 500 personave.
Zjarri më i madh dhe më i vështirë, ai në veri të Extremadurës po ushqehet nga erërat e forta në zonë, sipas autoriteteve lokale, të cilat thonë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Tre rrugë kryesore janë mbyllur ndërsa në dispozicionin të ekipeve zjarrfikësve dhe anëtarëve të njësisë ushtarake të emergjencave që po i asistojnë, janë vënë 10 mjete tokësore, gjashtë avionë cisterne e tetë helikopterë.

“Problemi nuk janë burimet njerëzore dhe materiale,” tha kreu rajonal i Extremadurës, Guillermo Fernández Vara. “Problemi është era e fortë që po e bën jashtëzakonisht të vështirë vënien e flakëve nën kontroll”, shtoi ai.

Fernández Vara u shpreh se kushdo që e kishte ndezur zjarrin e dinte se çfarë po bënte. “Pishat janë si shishe me benzinë këtu, dhe bohcet e tyre janë si flakëhedhëse”, shtoi ai.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u detyrua të anullonte nëj tubim elektoral të parashikuar në rajon përpara zgjedhjeve lokale të javës së ardhshme. Sánchez tha se po ndiqte nga afër situatën dhe u ofroi personave të prekur prej mbështetjen e tij të plotë. Sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret pyjore, më shumë se 315,000 hektarë tokë në Spanjë u shkrumbuan nga flakët vitin e kaluar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *