“Çmendet” moti në Europë/ Pas temperaturave ekstreme

Jil
Jil
3 Min Read

Pas temperaturave përvëluese, disa vende të Europës u përshinë nga stuhitë e fuqishme, të cilat shkaktuan vi ktima dhe të plagosur në mes të stinës së verës.

Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi papritur moti kthesë të papritur.

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar deri më tani për dy viktima si pasojë e stuhisë, si pasojë e goditjes nga pemët e rrëzuara. Një nga rastet më të rënda të plagosjes mbetet ajo e 36-vjeçarit, i cili u lëndua nga rrëzimi I një vinçi. Viktimë mbeti edhe një person që u godit nga stuhia gjatë kohës që ishte në makinën e tij.

Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë, ndërsa një person humbi jetën. Viktima tjetër u shënua një Bosnje-Hercegovinë, e dhjetëra të tjerë u plagosën.

Serbia, e cila gjithashtu u prek nga stuhitë dhe erërat e forta, pati persona të lënduar, por jo viktima, njëkohësisht disa vende mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht.

Me situatë apokaliptike u përball edhe Italia veriore, me breshër masiv me madhësi sa topat e tenisit, të cilat lanë të plagosur 110 persona. Shumë pemë janë shkulur dhe dëmet mbeten të shumta.

Ish banorja e BBV nuk ndalet, Olta Gixhari e fiksuar pas…
Nuk i ndahet…/ Përveç Luizit, Kiara Tito ka dhe një tjetër dashuri (Foto)
“Pu pu çfarë turpi”/ Nuk përmbahet Aleksandër Gjoka, ‘bën për dy lek’ këngëtaren shqiptare: Hajde live hajde (Foto)

Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po lufton me zjarre dhe temperatura të larta.

Europa u përshi nga alarmi i kuq, teksa termometri shënoi 40-48 gradë Celsius. Prej ditësh valët e të nxehtit kanë shkaktuar zjarret masive, ku Greqia mbetet një ndër më të prekurat me flakë të përhapura në disa pjesë të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët, kryesisht të moshuarit dhe personat me probleme, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *