JiL.al - Jeto i Lumtur

Çmendet Ylli Manjani: Çështja Beleri një sajesë e qeverisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë diskutimit në një program televiziv ish-ministri i qeverisë Rama, Ylli Manjani është shprehur se ‘çështja Berisha’ është një sajesë.

Sipas tij, kjo dosje nuk ka brum fare, është një budallik.

‘Realisht në çështjen ‘Berisha’ nuk ka brum fare, ashtu siç nuk ka edhe në çështjen ‘Beleri’, nuk ka arsye ligjore për të krijuar një çështje të tillë.

Ju siguroj me bindje dhe ndershmëri ekstreme, se ashtu siç ka çështje të tjera rutinë në SPAK që nuk kanë brum, por ama janë çështje. Ajo që e bën sot të pabesueshme apo problematike reagimin opozitar është; pse nuk reagoni për të tjerët njësoj.

Vijmë te elementi besimi, duhet të krijosh marrëdhëni e besimi, duhet ti rrish një parimi, sepse, unë e përsëris këtë gjë; çështja Berisha nuk ka substancë, është sajesë. Është e krijuar nga asgjëja, sepse është budallik ti thuash që, kryeministri i ka dhënë pronën, pronarit që nuk e konteston askush.about:blank

Në rastin ‘Partizani’ duhet gjykuar se si është e mundur që shteti i fortë i Berishës nuk nxirrte ca zaptues nga godina. Asgjë nuk kishin privatizuar ata të ministrisë së Mbrojtjes, ua kishin zënë njerëzit atë godinë.

Nuk bëhet kjo, por bëhet krejt e  kundërta, ngrenë një çështje nga asgjëja. Tani ti ngresh tjetrit një çështje nga asgjëja, është e papranueshme. Kur kjo i ndodh një shefi opozite është 100 herë më e papranueshme’, tha Ylli Manjani

Scroll to Top